Henry: Messi është i izoluar te PSG-ja

26 tetor 2021 | 11:53

Ish-legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka thënë se Leo Messi ende nuk ka mundur të përshtatet më së miri te skuadra e PSG-së.

“Është i izoluar, e prek më pak topin. Nuk po them që është i trishtuar, por i izoluar. Unë dua ta shoh gjithmonë Messin në qendër të lojës, aty ku ai mund t’i japë ritëm manovrës. Duhet gjetur një zgjidhje që Messi, Mbappe dhe Neymar të luajnë bashkë. Por, mendoj se Messi nuk mund të bëjë diferencën duke luajtur në të djathtë të sulmit, pasi nga aty merr pjesë më pak në lojë. Messi nuk flet shumë, flet vetëm me topin. Për momentin, është ekipi i Mbappes. Topi shkon më shumë tek ai”, ka deklaruar Henry.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët e fundit është përfolur shumë në rrjet për ndarjen…