Herë në ministri e herë në gjykatë

10 prill 2021 | 18:57

Ish-zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani, thotë se u përball me presion shumë më të madh medial pas emërimit në qeveri sesa ish-kolegët e tij ministra nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që kanë probleme me ligjin.

“Unë mendoj që disa media nuk guxojnë as emrin atyre t’ua përmendin”, thotë Rrahmani.

Rrahmani u emërua në pozitën e zëvendësministrit të Financave, Punës dhe Trasnfereve më 1 prill dhe dha dorëheqje pas vetëm pesë ditësh.

Lajmi për emërimin e Rrahmanit në pozitën e zëvendësministrit nxiti reagime të shumta të opinionit publik, për shkak se ky i fundit në tetorin e vitit 2018 ishte dënuar për keqpërdorim të parasë publike.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Rrahmani nuk tregon nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar dorëheqjen, por si arsyetim të largimit nga qeveria e përmend forcimin e partisë së tij, Partia e Ashkanlive për Integrim.

“Unë me ligjin jam i pastër si loti për arsye se unë nuk kam asnjë aktakuzë, asnjë vepër penale, nuk kam asnjë të kaluar kriminale. Ka qenë një vendim i inskenuar politikisht, i matur politikisht. Ka kaluar ajo dhe unë që pesë vjet nuk kam të bëj asgjë me ligjin”, tha Rrahmani.

Rrahmani akuzohej nga Prokuroria se gjatë periudhës qershor 2015 e deri në janar 2016, nga kartela zyrtare bankare, e destinuar për udhëtime jashtë vendit, ka nxjerrë shumën prej 12.363.40 euro, pa pasur aprovim për udhëtime zyrtare.

Gjykata kishte dënuar me gjashtë muaj burgim, mirëpo, me pëlqimin të tij, dënimi iu zëvendësua me dënim me gjobë në vlerë prej 3.000 eurosh.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/ministrat-me-aktakuza-aktive-/31196836.html

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës,…