Heshtja e Kurtit për rezultatin në PISA, Berisha: Ka ardhur në pushtet nga ata që nuk e dinë çfarë është ky test

07 dhjetor 2023 | 16:07

Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka kritikuar heshtjen e kryeministrit Albin Kurti për rezultatin në testin PISA.

Berisha ka deklaruar se heshtja e kryeministrit Kurti për këtë çështje ka të bëjë me atë se ai ka ardhur në pushtet nga ata që nuk ia kanë idenë se çka është PISA.

“Arsyeja pse Albini nuk e folën asnjë fjalë për testin e PISA-s për vitin 2022, ka bëjë me atë se ai ka ardhur në pushtet nga 90 për qind e atyre që se kanë idenë çka është testi PISA! Pse duhet me ja u lodhën trurin e zbrazët analfabetëve funksionalë, për të cilët edhe traktori fluturon kur ju thotë Albini? Nuk qeveriset vendi me infantil politik dhe praktikant, JO!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi e ka quajtur…