Hidhet nga kati i katërt i pallatit, vdes gazetari i njohur Kastriot Myftaraj

07 korrik 2022 | 13:59

Gazetari i njohur Kastriot Myftaraj i ka dhënë fund jetës. Sipas policisë Myftaraj dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”.

“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M.,  60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Myftaraj ka qenë publicist dhe analist në medien shqiptare. Prej kohësh Myftaraj drejtonte emisionin “Ju flet Moska”. Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.

Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran. Ngjarjet më të rëndësishme të vendit, ai i lidhte me teori konspirative, çka e bënte që të gjente edhe hapësira në media të ndryshme.

Myftaraj lindi në Korçë në vitin 1966, teksa ka punuar për një periudhë kohe si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Korçës dhe pas rënies së regjimit komunist në disa të përditshme në Tiranë, duke filluar që nga gazeta “55”, “Rilindja Demokratike”, gazeta “Sot”. Pas shpërnguljes në Tiranë, ai ka botuar edhe disa libra.Mësohet se kur është hedhur nga ballkoni Myftaraj është parë nga nëna e tij. Ka qenë e ëma ajo që ka bërë me dije ngjarjen e rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Sensit dhe Ranochias, Monza ‘troket’ sërish në dyert e…