Higuain pensionohet nga futbolli, shpërthen në lot (video)

18 tetor 2022 | 15:08

Gonzalo Higuain e ka zhvilluar ndeshjen e fundit si futbollist profesionist. Inter Miami është mposhtur me rezultat 3:0 nga New York City në ndeshjen e raundit të 1/8 në MLS, ndërkohë që Higuaini nuk i është përmbajtur lotëve dhe është shfaqur tejet i emocionuar pas ndeshjes.

“Ëndrra mbaroi këtu. Tani fillon një jetë tjetër e re. Mbi 17 vjet karrierë dhe kështu shkoi gjysma e jetës sime. Mu kujtua e gjithë karriera ime. Po largohem shumë i lumtur sepse kam dhënë gjithçka nga vetja”, ka thënë sulmuesi i njohur argjentinas pas ndeshjes lamtumirëse.

34-vjeçari  ka shënuar 366 gola  dhe ka regjistruar 127 asistime në 784 ndeshje. Ka fituar tituj me Real Madridin, Napolin, Juventusin dhe Chelsean, gjithsej 14 trofe. Kurse me kombëtaren e Argjentinës është shpallur nënkampion botëror në vitin 2014 dhe dy herë nënkampion në Amerikën Latine.

“Një shoku im i skuadrës më thoshte gjithmonë se duhet të tërhiqesh ti nga futbolli dhe jo futbolli nga ti. ‘Duhet të ndalesh kur të jesh ende në formë’, insistonte ai”, ka thënë Higuaini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…