Higuaini suspendohet dy ndeshje

13 nëntor 2018 | 17:26

Sulmuesi AC Milan, Gonzalo Higuain është suspenduar për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Lazios dhe Parmës.

Ky dënim për sulmuesin argjentinas vjen pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e së dielës kundër Juventusit. Higuain u ndëshkua në fund të ndeshjes, kurse reagimi i tij ishte i ashpër në drejtim të gjyqtarit Paolo Mazzoleni.

Sipas videove, mediet italiane raportojnë se ai kishte bërtitur: “Ti gjithmonë fishkëllen kundër meje”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian është njëra nga personazhet që komentohet më së…