Hillary Clinton ka disa fjalë për Kim Kardashian

18 shtator 2022 | 13:53

Ish-Zonja e Parë e SHBA-s, Hillary Clinton ka deklaruar se ka shumë respekt për Kim Kardashian. Ajo u shpreh se sa mbresëlënëse mendon se është që Kardashian, paso ka punuar pa pushim për t’u bërë avokate në mënyrë që të luftojë për reformën në burg.

“Unë me të vërtetë e admiroj vendosmërinë e saj për të marrë diplomën e saj në drejtësi, në mënyrë që ajo të mund të bëjë më shumë për të ndihmuar njerëzit që trajtohen padrejtësisht në sistemin e drejtësisë penale,” tha Clinton, ndërsa promovonte serialin e saj dhe vajzës së saj, Chelsea, Apple TV+ “Gutsy”.

Ndonëse Kardashian, dështoi tre herë në provimin “baby bar” të Kalifornisë, Clinton vuri në dukje se themeluesja e Skims nuk u dorëzua kurrë dhe vazhdoi të punojë derisa më në fund kaloi provimin e saj të katërt në dhjetor 2021.

“Ajo mund të ketë dështuar disa herë më parë, por ajo nuk hoqi dorë dhe vazhdoi të ecë”, tha Clinton, e cila është një avokate.

Kujtojmë që Kardashian ndoqi gjurmët e babait të saj të ndjerë, Robert Kardashian, i cili ishte i njohur si një nga avokatët mbrojtës të OJ Simpson gjatë gjyqit të tij për vrasje në 1995.

“E di që babai im do të ishte shumë krenar”, tha Kardashian në atë kohë. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër mjekë kanë humbur jetën, ndërsa dy pacientë janë plagosur,…