Hiqen nga shkolla katolike librat e Harry Potter: Magjitë dhe mallkimet janë të vërteta

04 shtator 16:11

Librat që e bënë të famshme J.K.Rowling duke u shndërruar në një fenomen të rrallë letrar me 500 milionë kopje të shitura në mbarë botën, tetë filma, një muzikal në Broadway, dhe tematike të parqeve të lojërave, nuk do të gjenden më në raftet e librarisë së një shkolle katolike në Tennessee, të Shteteve të Bashkuara.

Që prej kohës kur ata u botuan për herë të parë, librat dhe shkrimtarja Joanne Rowling, kanë fituar kundërshtarë si mes të krishterëve ashtu edhe myslimanëve. Një përplasje e fundit raportohet se ka ndodhur në Nashville, SHBA shkruan CNN.

Pastori Dan Reehil nga një shkollë famullie katolike ka zbuluar se librat për magjistarin anglez Harry Potter nuk janë më në dispozicion për studentët për shkak të përmbajtjes së tyre, raporton ‘The Tennessean’.

Ai ka këmbëngulur në heqjen e tyre me pretendimin se magjitë dhe mallkimet që përmbajnë, janë të vërteta. Ai i përshkruan si një lloj shpërthimi të magjisë dhe okultit që synon t`i shtyjë gjeneratat e reja drejt paganizmit, duke minuar vlerat e krishtera e duke nxitur kureshtjen e më të vegjëlve në drejtim të magjisë.

“Këto libra paraqesin magji si të mirë ashtu edhe të keqe, gjë që nuk është e vërtetë, por në fakt një mashtrim i zgjuar. Mallkimet dhe magjitë e përdorura në libra janë mallkime dhe magji aktuale; të cilat kur lexohen nga një qenie njerëzore rrezikojnë të çojnë në përhapjen e shpirtrave të këqij te personi që lexon tekstin””- raporton prifti.
(BalkanWeb)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus ka konfirmuar se kapiteni Giorgio Chiellini do të jetë…