Historia e disa kryeministrave britanikë që kishin probleme shëndetësore derisa ishin në detyrë

10 prill 2020 | 00:23

Shtrirja në spital e kryeministrit britanik, Boris Johnson, shkaku i coronavirusit do të thotë se ai i bashkohet listës së udhëheqësve britanikë që kanë kaluar edhe përmes një shëndeti jo të mirë ose janë pranuar në spital, edhe gjatë mandatit të tyre.

Në këtë drejtim, “Daily Mail”, ka sjellë historinë e disa nga kryeministrave të mëparshëm që kanë pasur shqetësime për shëndetin ndërsa ishin në zyrën më të lartë politike të vendit.

Winston Churchill: 1940-45 dhe 1951-55

I nderuar si një hero i luftës dhe i famshëm për karakterin e tij të guximshëm dhe energjinë e mrekullueshme, askush nuk luftoi me shëndetin e tij se sa Winston Churchill.

Ai pësoi një sulm të butë në zemër ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në vitin 1941, vetëm një vit pasi mori përsipër detyrën e kryeministrit dhe kontraktoi pneumoni dy vjet më vonë.

Në vitin 1949, ndërsa ishte udhëheqësi i opozitës, ai pësoi një sulm gjatë pushimeve, gjë që ndikoi në shëndetin e tij në atë masë sa Mbreti me butësi sugjeroi që të hiqte dorë nga kryeministri në 1951 në favor të Anthony Eden.

Churchill pësoi një të dytë gjatë një darke zyrtare në Nr. 10 ndërsa ishte në detyrë në vitin 1953, duke e lënë të paralizuar nga njëra anë.

Ai pësoi një goditje të tretë vitin e ardhshëm dhe vdiq në 1965.

David Lloyd George: 1916-1922

David Lloyd George ishte një uellsian, i famshëm për drejtimin e Perandorisë së atëhershme Britanike përmes Luftës së Parë Botërore.

Në shtator të vitit 1918 ai kishte një dhimbje të fytit pasi vizitoi Sheshin Albert të Mançesterit dhe u “përzie” me turmat gjatë një ceremonie për ushtarët dhe punëtorët e municioneve.

Më vonë u bë e qartë se ai kishte “Gripin Spanjoll” – i cili ishte i përhapur në Mançester në kohën e vizitës së tij.

Ai kaloi 11 ditë në spital dhe u lidh me një ventilator para se të shërohej.

Sëmundja do të vazhdonte të vriste më shumë se 200,000 njerëz në Britani dhe miliona në mbarë botën.

Anthony Eden: 1955 – 1957

Anthony Eden, i cili shërbeu në kabinetin e luftës së Churchill dhe e pasoi atë në vitin 1955, pati një histori të gjatë për shëndetin.

Ai ka vuajtur nga një ulçerë e lidhur me stresin për dekada, por iu nënshtrua një operacioni në vitin 1953 që e la atë në dhimbje ngacmuese të rregullt, duke kërkuar raunde të më shumë operacioneve, përcjell “Telegrafi”.

Si rezultat atij iu përshkrua benzedrina. U vlerësua si një stimulues i padëmshëm për të ulur lodhjen, është një formë e amfetaminës dhe mund të bëhesh i varur.

Eden u ankua për pagjumësi dhe “lëkundje të humorit”, të cilat janë efektet anësore të përdorimit të drogës.

Harold Wilson: 1964 – 1970 dhe 1974 – 1976

Harold Wilson kishte dy mandate në detyrë.

Ekspertët e “gjuhës së trupit” besojnë se fjalimet e Commons të Liderit të Laburistëve në mesin e viteve 1970 tregojnë shenja “të rënies mendore dhe aluzion në fillim të demencës”.

Njoftimi i befasishëm i Wilson në pranverën e vitit 1976 se ai po jepte dorëheqjen çoi në një mori teorish konspirative.

Por hulumtimi mbështet qëndrimin e mbajtur të gjatë se ai vuante nga një formë e dementia. Ai më vonë u diagnostikua me Alzheimer.

Ai gjithashtu do të vazhdonte të diagnostikohej me kancer të zorrës së trashë, e cila përfundimisht çoi në vdekjen e tij në vitin 1995.

Gordon Brown: 2007 – 2010

Kryeministri Laburistë vuajti nga problemet me shikimin me dekada, përfshirë edhe gjatë mandatit të tij tre-vjeçar.

Problemet e tij filluan dekada më herët, kur ai humbi shikimin në syrin e tij të majtë dhe pësoi një humbje të shikimit në syrin e tij të djathtë, me gjithë katër operacione madhore, pas një goditje në kokë gjatë një ndeshjeje në ragbi të shkollës.

Ai vuante nga shikimi i kufizuar, por pësoi probleme të mëtejshme në shtator të vitit 2009.

Në vitin 2017, duke diskutuar për incidentin ai tha që vazhdoi të punonte për një javë pa qenë në gjendje të shinte siç duhet dhe pa njoftuar kolegët.

“Kur u zgjova në Downing Street një të hënë në shtator, e vërejta se diçka nuk ishte në rregull”, tha ai. “Pamja më ishte si e mjegullt”.

Ai u dërgua në Spitalin e Syrit Moorfields në Londër dhe iu tha se kishte nevojë për kirurgji.

Por pas ekzaminimeve të mëtejshme u vendos që ishte e panevojshme dhe mund të çojë në komplikime të mëtejshme.

Tony Blair: 1997 deri në 2007

Z. Blair është kryeministri laburist që shërbeu më së gjati në detyrë ndonjëherë, me një dekadë të fortë në pushtet.

Ai ishte gjithashtu një nga më të rinjtë kur mori detyrën në moshën 43 vjeç, dhe u pa si i aftë dhe aktiv.

Në viti 2003, 50-vjeçari i atëhershëm kaloi pothuajse pesë orë me mjekët pasi pësoi dhimbje gjoksi në Checkers, shtëpia e tij zyrtare e fshatit.

Ai u dërgua në Spitalin e afërt Stoke Mandeville, tha Downing Street në atë kohë, por nuk kërkoi një ambulancë.

Por,  ai u transferua më pas në spitalin Hammersmith të Londrës i cili ka një njësi të veçantë të kujdesit koronar.

Mjekët atje kryen një seri kontrollesh dhe diagnostikuan takikardinë supraventrikulare, në të cilën zemra rrah shumë më shpejt se zakonisht.

Ata i dhanë një trajtim për të rregulluar rrahjet e zemrës – përpara se ta linin të kthehej në Downing Street.

Një vit më pas ai iu nënshtrua një operacioni të vogël nën anestezion lokal për një ‘rrahje zemre’.

Theresa May: 2016-2019

Theresa May u diagnostikua me diabet tip 1 në vitin 2012 ndërsa ishte Sekretare e Brendshme.

Ky version i çrregullimit të pankreasit do të thotë që ajo duhet të ruajë nivelin e sheqerit në gjak me injeksione në insulinë.

Por ajo besohet se ka mbajtur shëndet të fortë ndërsa injektonte veten me insulinë disa herë në ditë.

Ajo ishte një admiruese e ecjes me burrin e saj Philip.

Ajo gjithashtu përdori teknologjinë moderne për të mbajtur të rregulluar gjendjen e saj, duke përdorur një monitor FreeStyle Libre, i cili lejon diabetikët të përdorin një aplikacion të telefonisë celulare për të monitoruar nivelet e sheqerit, duke hequr nevojën për të testuar duke përdorur një test gjaku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para 21 vitesh, Beteja e Koshares, do të shënojë aktin…