Historike, Ballkani kualifikohet në fazën e grupeve

25 gusht 2022 | 21:53

Skuadra e Ballkanit ka shkruar historinë duke u bërë klubi i parë nga Kosova që siguron kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Klubi kampion i Kosovës në një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka mposhtur edhe në ndeshjen kthyese Shkupin (1-0), për të siguruar një sukses të jashtëzakonshëm për sportin e Kosovës.

Golin e fitores e shënoi Meriton Korenica në minutën e 69-të, derisa duhet cekur se mysafirët nga minuta e dytë luajtën me një lojtar më pak, pasi Xhelili u përjashtua me karton të kuq.
Ndryshe Ballkani ka qenë dominante gjatë gjithë ndeshjes. Rezultati nga dy ndeshjet është 3-1.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga…