Holanda barazon rezultatin, ndeshja shkon në vazhdime (video)

09 dhjetor 2022 | 22:09

Argjentina dhe Holanda do diskutojnë në shtesa një biletë për gjysmëfinalen e Botërorit, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2.

Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të. Ishte Lionel Messi që me një assist magjik nxorri blof disa lojtarë të “Tulipanëve” dhe shërbeu për Molinën, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Sërish Messi do ishte protagonist për kombëtaren e tij, çerek ore para fundi. Ylli i futbollit botëror realizoi golin e dytë nga pika e bardhë.

Goli i Weghorst do rihapte përkohësisht takimin, ndërsa barazimi do vinte në fund nga i njëjti autor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dyshuari serb i arrestuar sot nga Policia e Kosovës…