Honda mbyll fabrikën në Britaninë e Madhe, shkurtohen mijëra vende pune

19 shkurt 2019 | 17:45

Vendimi i prodhuesit të makinave japoneze për të mbyllur fabrikën në Angli, do të shkaktoj humbje të rreth 3.500 vendeve të punës.
Honda ka konfirmuar mbylljen e fabrikës së saj “Swindon”, duke i dhënë një tjetër goditje të madhe industrisë së makinave të Britanisë së Madhe përpara Brexit.
Sipas njoftimit zyrtar të Honda, do te mbyllte fabrikën e vetme që ka në Evropë.

Fabrika “Swindon prodhon 150,000 Honda Civics në vit, shumica e tyre shkon për eksport në vendet e BE-së apo gati një e dhjeta e prodhimit të përgjithshëm të automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan “scantv”.
Honda ka të punësuar 3,500 njerëz dhe gjithashtu mbështet shumë punë të tjera në zinxhirin e furnizimit.

“Ky lajm është një goditje veçanërisht e hidhur për mijëra staf të kualifikuar dhe të përkushtuar që punojnë në fabrikë, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë të punësuar në zinxhirin e furnizimit”, ka thënë a Greg Clark, sekretar i biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, duke shtuar se vendimi i Honda ishte “një vendim shkatërrues” për Swindon dhe Britaninë.

Prodhuesit kryesorë të makinave të tilla si Jaguar Land Rover, Ford, Toyota, Nissan dhe BMË, gjithashtu kanë paralajmëruar për ndikimin që do të ketë një Brexit pa marrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot nxënësi i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ganimete…