Hoteli i parë hapësinor në botë nis më 2025, si pritet të jetë dhe çfarë do të ketë brenda tij (Foto)

02 mars 2021 | 00:38

Puna për hotelin e parë hapsinor në botë pritet të nisë më 2025-ën në orbitën e ulët të Tokës.

Siç shkruan Daily Mail, ai pritet të ketë kinema, restorante dhe dhoma për 400 persona. I zhvilluar nga Orbital Assembly Corporation (OAC), Stacioni Voyager mund të jetë operacional që në 2027, me infrastrukturën e ndërtuar në orbitë rreth Tokës.

Stacioni hapësinor do të jetë një rreth i madh dhe do të rrotullohet për të gjeneruar gravitet artificial që do të vendoset në një nivel të ngjashëm me gravitetin që gjendet në sipërfaqen e Hënës.

Hoteli i Voyager Station do të përfshijë shumë nga tiparet që mund të ketë një anije udhëtimi hapsinore, me një numër ‘modulesh’ të bashkangjitur në pjesën e jashtme të tyre.

Ende nuk janë zbuluar detaje rreth kostos së stacionit hapësinor apo çmimeve të kalimit të një nate në hotel, shkruan Daily Mail.

Megjithëse OAC thotë se kostot e ndërtimit po bëhen më të lira falë automjeteve të ripërdorshme si SpaceX Falcon 9 dhe Starship i ardhshëm.

Stacioni hapësinor Voyager Class do të përfshijnë gjithashtu një palestër, kuzhinë, restorant, bar dhe pajisje të tjera thelbësore për njerëzit që do të jenë në stacion më gjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur vaksina e poliomelitit u deklarua e sigurt dhe efektive,…