Hoti: Dëm i madh që Kosova nuk është pjesë e Programit të Evropës Digjitale të BE-së

30 qershor 2023 | 23:34

Kosova ka humbur edhe një shans për një projekt të madh financiar nga Bashkimi Evropian.

Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë bërë përfituese të Programit të Evropës Digjitale të BE-së prej 7.5 miliardë euro.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar se ky është një dëm i madh për Kosovën.

“Dëm i madh që Kosova nuk është pjesë e Programit të Evropës Digjitale të BE-së!”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar UNESCO-s, nga e cila…