Hoti: Dita e flamurit, festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve

28 nëntor 2020 | 17:06

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 nëntorit, ditës së flamurit,  ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh tek monumenti i heroit kombëtarë Gjegj Kastrioti- Skënderbeu dhe tek shtatorja e Presidentit historik Ibrahim Rugova.

“Ne filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbeut me të cilin sigurisht identifikohet Nëntori i Parë, festa me e madhe e të gjithë shqiptarëve, si dhe tek shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova”, tha Hoti.

Më pas, kryeministri Avdullah Hoti bashkë me zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri dhe Driton Selmanaj,  vazhduan homazhet tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz.

“Sot bëjmë nderimet tona në vendin më të shenjtë tek familja Jashari, edhe në ditëlindjen e komandantit Adem Jashari, që me sakrificën e familjes së tij renditët në listën e ngjarjeve më të rëndësishme historike të popullit shqiptar për liri e pavarësi, krahas veprimtarëve më të mëdhenj të popullit shqiptar”, tha kryeministri Hoti.  Ai nënvizoi se me homazhet në Prekaz, nderojmë të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi,…