Hoti, ditën e parë si kryeministër e përmbyll me vizitë në Ministrinë e Shëndetësisë

04 qershor 2020 | 16:04

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti,  ditën e tij të parë të punës e ka përmbyllur me vizitën në Ministrinë  e Shëndetësisë, ku është pritur nga ministri i ri, Armend Zemaj.

Pas pranimit të detyrës dhe mbledhjes ceremoniale të Qeverisë, vizitën e parë si shef i qeverisë Hoti e ka bërë për homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Më pas, Hoti ka bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një seance të jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve të…