Hoti: Duhet të kemi kujdes maksimal, po përhapet me shpejtësi varianti i ri i Covid-19

08 janar 2021 | 20:55

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të Covid-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 15 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 7 komuna.

E kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se pavarësisht përmirësimit të situatës, duhet kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt.

“Rangimi i komunave i bërë sot lidhur me masat anti Covid-19 tregon se po përmirësohet gjendja. Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt’, ka shkruar Hoti në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj,…