Hoti e përfaqësuesit e odave ekonomike do të punojnë së bashku për pakon e re ekonomike

16 dhjetor 2020 | 17:19

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka zhvilluar të mërkurën një takim me përfaqësuesit e Odave Ekonomike.

Hoti në një konferencë për media ka bërë me dije se janë dakorduar edhe për të punuar bashkë rreth një Pakoje të re Ekonomike. “I informova në detaje për përgatitjet që janë bërë institucionet e ndryshme për të zbatuar secilin prej neneve të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. U dakorduam që të punojmë bashkë për dizajnimin e masave për Pakon e re të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021 që është pjesë e buxhetit për vitin 2021. Po ashtu u dakorduam edhe për hartimin e një Pakoje Fiskale që të miratohet në fillim të muajit janar”, ka thënë Hoti.

Brenga më e madhe e përfaqësuesve të odave ekonomike sipas Hotit ishte çështja e kohës apo e orarit se kur mbyllet ekonomia. “I kuptoj brengat e tyre dhe pasojat që i kanë pasur në bizneset e tyre nga masat që i kemi vendosur e që i kemi diskutuar bashkërisht. Brenga kryesore e shumicë është që të rishqyrtohet koha, orari i mbylljes së bizneseve dhe i komplet ekonomisë, dhe disa elemente specifike që ka të bëj me funksiononim e disa sektorëve”, është shprehur kryeministri Hoti.

Ndërkaq kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se në këtë takim kishte konsensus që të ketë konsulta për çdo vendim që do të merret për masat anti-Covid, duke paralajmëruar se çdo mbyllje eventuale totale do të ishte një bllokadë për bizneset.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me…