Hoti e Vuçiqi takohen në Bruksel më 28 shtator

07 shtator 2020 | 15:06

Takimi i radhës në mes të  delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet më 28 shtator.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë konfirmuar të hënën në Bruksel se kanë përafruar qëndrimet e tyre për çështjen e të zhvendosurve dhe të zhdukurve si dhe bashkëpunimin ekonomik.

Pas bisedimeve të zhvilluara ndërmjet dy delegacioneve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, liderët kanë thënë se në kuadër të këtij dialogu janë hapur edhe dy tema: Asociacioni i komunave dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.

Para fillimit të bisedimeve, Hoti dhe Vuçiqi, janë zotuar se do t’i japin prioritet më të lartë integrimit në Bashkimin Evropian dhe vazhdimit të punës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiq,…