Hoti: Elbert Krasniqi të përgjigjet pse shpenzoi 3 milion euro në kontrata njëburimore

24 prill 2024 | 11:16

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal,  Elbert Krasniqi, duhet të përgjigjet se pse ka shpenzuar 3 milionë euro kontrata një burimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete.

“Ministri i Pushtetit Lokal duhet të përgjigjet përse i ka shpenzuar 3 milionë euro me kontrata njëburimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete, siç kanë gjetur organizatat joqeveritare. Nuk ka kompani private të mjaftueshme në treg për të ndërtuar shtëpi njëkatëshe, dy-tri dhomëshe?! Sa për grantet e pushtetit lokal, Kosova ka qenë shembull për pushtetet lokale në rajon dhe më gjerë për objektivitetin e ndarjes së granteve nga pushteti qendror tek ai lokal. Bashkëpunimi i qeverisë me pushtetin lokal kurrë nuk ka qenë më i keq. Ky ministër ka përgjegjësi që për dy vite me radhë janë vonuar të hyrat vetanake për komunat dhe i kanë bllokuar investimet kapitale nëpër komuna”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe dhe Real Madrid janë të destinuar që të…