Hoti kërkon ndihmën e AAK-së dhe Nismës për ta ndalë Thaçin

09 nëntor 2018 | 14:25

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë thirrje edhe një herë që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, t’i ndalë bisedimet me Serbinë.

 Hoti në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se nëse presidenti nuk e bënë këtë, atëherë ai duhet të ndalet nga Kuvendi ose qytetarët.

 “Askush nuk ka mandat të dialogojë për territorin e Kosovës, ndërkaq Thaçi nuk ka mandat as te zhvilloje dialog me Serbinë. Ai duhet të ndalet nga Kuvendi ose nga qytetarët kundër këtyre skemave për të minuar shtetësinë e Kosovës. Një kryeministër i dobët politikisht, që merret vetëm me punë të brendshme për interesa të ngushta politike dhe me populizëm të dëmshëm për stabilitetin ekonomik dhe social të vendit, e ka sjell Kosovën në pozitën më të keqe në marrëdhëniet me jashtë në dhjetë vite si shtet i pavarur”, ka shkruar Hoti.

 Ai ka treguar se për të arritur këtë qëllim opozita ka nevojë për ndihmën e AAK-së dhe Nismës.

 “Skena politike duhet të jetë e unifikuar në veprime, e jo vetëm në deklarime, për ta ndalur Thaçin të hyjë në pazare për Kosovën. Opozita sot është e unifikuar në veprime. AAK-ja dhe Nisma duhet të tregojnë vendosmëri për ta ndalur Thaçin përmes Kuvendit duke e mbështetur rezolutën e opozitës. Ndryshe qytetarët do ta ndalin atë përmes shprehjes së refuzimit masiv, por atëherë AAK-ja dhe Nisma do të bartin përgjegjësinë para qytetarëve njësoj sikurse PDK-ja”, ka shkruar Hoti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari njihet për jetën luksoze që…