Hoti: Kosova nuk ka qeveri funksionale dhe as president

21 mars 2023 | 18:05

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se disa banka në ShBA kanë falimentuar dhe një bankë në Zvicër është në vështirësi.

Ndërkaq, sipas tij, mjetet e investuara të Trustit Pensional janë pa zot.

“Trusti nuk ka Bord për t’i tërhequr mjetet nga tregjet dhe fondet që janë në rënie. Humbjet janë me miliona. Nuk ua dhanë një pjesë të kursimeve qytetarëve, siç u kërkua me projekligjin e inicuar me peticion nga qytetarët. Tani ato kursime po avullohen në tregje financiare pasi nuk ka kush t’i kthejë në Kosovë për t’i mbajtur si para të gatshme”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka theksuar se qeveri funksionale Kosova nuk ka. Por, sipas Hotit, nuk ka as president për t’u kujdesur që institucionet kushtetuese janë funksionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka…