Hoti: Krenar me djemtë dhe vajzat e FSK-së

09 mars 2021 | 13:36

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se ndjehet i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie, një kontingjenti i FSK-së është nisur në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.

“Pjesëmarrja në misione paqeruajtëse, bashkë me aleatin tonë kryesor strategjik ShBA-të, është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht, që ka bërë Kosova si shtet dhe si Forcë e Sigurisë, drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike. Gjithmonë krenar me djemtë dhe vajzat e FSK-së!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi dhe Porto përballen sonte në ndeshjen kthyese të Ligës…