Hoti kritikon qeverinë: Dështim total në investime kapitale, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro

03 gusht 2023 | 10:38

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria ka dështuar në investimet kapitale. Sipas tij, 70 për qind e projekteve të parapara për këtë vit as nuk kanë filluar.

Hoti ka thënë se në periudhën janar-qershor të këtij viti është shpenzuar vetëm 18 përqind e buxhetit për investime kapitale, duke shtuar se sikur në dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim.

Ai i ka quajtur shqetësuese shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore.

“Sikurse në dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e para të ditës së sotme (e enjte)…