Hoti: Kryeministrin nuk e japim, me LV-në kemi dallime substanciale

10 gusht 2019 | 11:41

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ripërsëritur qëndrimin se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie që formohet nga kalkulime të ndryshme politike dhe pa zgjedhje.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se spektri i gjerë politik është pajtuar që të shkohet në zgjedhje, ndërsa thotë se nuk ekziston asnjë presion ndërkombëtar për formimin e ndonjë qeverie të përkohshme.

“Nuk ka kërkesa të tilla dhe qëndrimi i jonë është i qartë. Prandaj edhe nuk ka kërkesa të tilla, sepse të gjithë e kanë parë edhe faktorët e brendshëm edhe partnerët ndërkombëtarë, besoj që të gjithë janë të bindur nuk mund të shkohet përpara, nuk mund të shkojnë proceset përpara nuk mund të udhëhiqet vendi nga një Qeveri e cila nuk ka legjitimitet. Kryetari Mustafa tani është duke taku ambasadorët e vendeve mike që janë të vendosura në Prishtinë për të tregu pozicionin për të rikonfirmuar pozicionin e Lidhjes Demokratike, edhe për zgjedhje të lira, por edhe për proceset e rëndësishme të proceseve nëpër të cilat jemi duke kaluar si vend”, thotë ai.

Ish-kandidati për kryeministër në zgjedhjet e kaluara, thotë se për postin e të parit të qeverisë, ekziston një qëndrim i prerë brenda LDK-së. Thotë se parapëlqejnë që të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

Hoti ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Thotë se ekziston vullneti i dyanshëm për një bashkëpunim të mundshëm, por shton se kanë dallime substanciale në temat kryesore.

“Edhe me Vetëvendosjen me të cilën po flitet shumë, kemi dallime substanciale në qasjen qeverisëse saj përket politikave ekonomike. Ne jemi parti e qendrës së djathtë ata tentojnë të profilizojnë veten si parti e majtë ose e qendrës së majtë. Kemi dallime edhe te politikat sociale kemi dallime edhe temave të tjera por ne do të qojmë përpara agjendën tonë për aq kohë sa marrim besimin më të madh të qytetarëve në vend dhe besoj që është krijuar një momentum i jashtëzakonshëm për ndryshime në Kosovë”, thotë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi Ekzekutiv i “KRU Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka bërë të…