Hoti: Me LDK-në, Kosova thellon miqësinë e përhershme me ShBA-në

19 janar 2021 | 11:53

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka risjellë në vëmendje pamjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së 4 shtatorit të vitit 2020 në Uashington.

Hoti në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar një video përmbledhëse nga ceremonia e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, duke thënë se vetëm LDK-ja thellon dhe kultivon miqësinë e përhershme të Kosovës me ShBA-në.

“Me LDK-në, Republika e Kosovës thellon bashkëpunimin dhe kultivon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Hoti në mbishkrimin e kësaj videoje.

Linku i videos: https://www.facebook.com/avdullah.hoti/videos/3976246425732752.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E dashura e reperit Fero, Arbenita Ismajli, merr vëmendjen e…