Hoti nesër takim me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn e Fatmir Limën
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në “Facebook”, ka njoftuar se nesër i kthehet agjendës qeveritare.
Ai ka shkruar se në orën 11:00 do të ketë takim me ministra dhe Kryetarët e Komunave, për të bërë analiza pas efektit të masave mbrojtëse ndaj Covid-19. ” Do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AAK-së, Ramush Haradinajn dhe liderin e NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj”.
Ky është postimi i plotë i Hotit:
Pas një fundjave me familje, neser i kthehem agjendës qeveritare me temat kyçe.
Në orën 11, bashkë me ministrat përkatës, takohem me të gjithë Kryetarët e Komunave për tu dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj covid-19.
Ndërkaq, në orën 15 takohem me z.Mustafa, z.Haradinaj dhe z.Limaj për t’i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Ëashingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit.



