Hoti: Opozita nuk duhet t’i lejojë shpërdorimet nga PAN-i

20 mars 2019 | 14:20

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se opozita e ka për obligim të mos i lejojë shpërdorimet që është duke i bërë koalicioni PAN.

“Shpërdorimet nga koalicioni PAN nuk po mund t’i përcjellin dhe demaskojnë as mediet dhe as OJQ-të. Shpërdorimet e sotme po i mbulojnë ato të djeshmet. Kjo mendësi politike po e thellon krizën dhe po e humb besimin e qytetarëve dhe partnerëve tanë. Është në përgjegjësinë tonë, si parti opozitare, të mos lejojmë që këto shpërdorime të pushtetarëve të sotëm të harrohen dhe anashkalohen. Akterët e këtyre shpërdorimeve duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe politike”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia e Pavarur Liberale…