Hoti për projektbuxhetin e vitit 2022: Nuk siguron zhvillim

25 nëntor 2021 | 13:44

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2022.

Ai ka thënë se ky buxhet nuk siguron zhvillim, dhe se tani e kanë të qartë në çfarë masa po reflektohen premtimet e qeverisë.

“Në 3 vitet e ardhshme nuk ka asnjë investim të madh infrastrukturor. Në shëndetësi numri mjekëve mbetet i njëjtë. Mjekët që nuk janë në punë do të mbeten pa punë”, ka thënë Hoti.

Po ashtu, ai ka thënë se me këtë projektbuxhet nuk dihet se kur do të fillojë zbatimi i sigurimeve shëndetësore.

“Nuk ka indikacion që do të fillojë zbatimi i sigurimeve shëndetësore”, ka thënë Hoti.

Sa i përket  RTK-së, Hoti ka thënë është gabim i madh ulja e buxhetit.

“Buxheti i RTK-së është ulë për 2 milionë euro, gabim i madh”, ka deklaruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, e…