Lushtaku: Buxhet i mashtrimit, ashtu siç është Qeveria Kurti

25 nëntor 2021 | 13:38

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me projektbuxhetin e vitit 2022.

Ai ka thënë se në këtë dokument nuk ka shifra që do ta përmirësojnë gjendjen në arsim, shëndetësi, gjendjen e pensionistëve, familjarëve të dëshmorëve, se nuk ka shpresë për të punësuarit, se do të ketë rritje të pagave, etj.

“Është buxhet i mashtrimit dhe jo i zhvillimit, ashtu si vet Qeveria Kurti. Qeveria ka premtuar se do të rrisin pagat, të ndihmojnë punësimit, bizneseve, të rrisin eksportet, ndërsa në këto shifra të prezantuara asnjë nga këto nuk i ka realizuar. Është rritur kostoja e qytetarëve duke ua vështirësuar jetesën”, ka thënë Lushtaku në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi nuk e ka bindur Lazion, ndaj drejtuesit e…