Hoti: Po përgatitet udhëzuesi për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor

09 gusht 16:33

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se në përputhje me vendimin e qeverisë të datës 28 korrik 2020, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) janë duke e përgatitur udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor, i cili do të fillojë nga 1 shtatori.

Ai ka theksuar se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike me Covid-19. “Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet. Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me kryetarët e komunave dhe drejtorët për arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor. Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e…

Publiée par Avdullah Hoti sur Dimanche 9 août 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me…