Hoti: Qeveria mund të bjerë, por jo të shantazhohet

04 dhjetor 2020 | 17:09

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria mund të bjerë, por jo të shantazhohet.

Këtë deklaratë Hoti e ka dhënë gjatë konferencës për media të premten kur është pyetur se a është shantazhuar qeveria nga Lista Serbe rreth Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“Kemi disa çështje që besoj në ditët e ardhshme do të duhet ti adresojmë me Listën Serbe, fakti që jemi në këtë pikë tregon që ne nuk mund të shatnazhohemi, Qeveria mund të bie por qeveria nuk mund të shantazhohet”.

“Më vjen mirë që një pjesë e opozitës kanë marrë kresat tona të vazhdueshme, sepse qysh në muajt e verës kur ka shkuar në lexim të parë ky ligj në Kuvend, unë kam kërkuar nga deputetët pozitë dhe opozitë që të japin komentet e tyre, edhe në atë fazë kemi qenë të gatshëm t’i akomodojmë në ligjin për rimëkëmbje”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA së fundmi ka publikuar renditjen e 10 klubeve më…