Hoti reagon pas tensioneve në veri: Veprimet të koordinohen me miqtë e Kosovës

26 maj 2023 | 17:23

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka kërkuar që veprimet në veri të vendit të koordinohen domosdoshmërisht me miqtë e Kosovës.

Ai ka thënë se në veri duhet të vendoset rendi,  por veprimet duhet të mendohen mirë.

“Ligj dhe rend në të gjithë Kosovën. Edhe në veri. Por veprimet të jenë të menduara dhe të përgatitura mirë. Në veçanti dhe domosdoshmërisht të koordinuara me miqtë e Kosovës”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ambasada e ShBA-së në Kosovë i ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar ambasadori amerikan, Jeff Hovenier në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Agron Hoti Sikur Shqipëria e Kosova ta…