Hoti tregon pse e zgjodhi Kosovën para Shqipërisë dhe Anglisë

25 tetor 2021 | 13:08

Mesfushori Florent Hoti është një futbollist shqiptar i lindur në Angli që aktualisht aktivizohet te skuadra e Dundee United në Skoci.

20-vjeçari aktivizohet gjithashtu me moshat e Kosovës, teksa më parë Shpresat e Shqipërisë i kishin bërë thirrje që të ishte pjesë e tyre.

Në një intervistë për faqen e klubit skocez, Hoti sqaron se si kishte mundësi të luante me Shqipërinë dhe zgjodhi Kosovën pasi kjo e fundit ishte zgjedhje më e mirë për të.

“Është një nder të luash për vendin tim, jo të gjithë kanë mundësi ta bëjnë këtë. Dua të bëj sa më shumë paraqitje për vendin tim dhe mund të luaj për Kosovën, Shqipërinë dhe Anglinë. Do të luaja më parë me Shqipërinë të cilët më thirrën për një grumbullim në mars, por për shkak të Covidit nuk munda të shkoja. Grumbullimi i radhës ishte në qershor, por në të njëjtën kohë më thirri edhe Kosova”, ka thënë Hoti.

“Prindërit e mi kur lindën i klasifikonin si shqiptarë, por kjo do të thoshte se mund të luaja për të dyja. Unë në fakt e shoh veten si kosovar dhe pak shqiptar, por vendosa që Kosova ishte më e mirë për mua. Bëra një bisedë me prindërit e mi dhe të gjithë ramë dakord se ishte alternativa më e mirë për mua. Ishte një vendim i rëndësishëm dhe diçka për të cilën doja që të gjithë të ishim dakord dhe fatmirësisht e bëmë. Ne në fakt luajmë me Shqipërinë muajin tjetër, kështu që mund të jetë interesante!”, ka deklaruar 20-vjeçari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar në…