Hoti tregon sa para i kushton buxhetit të shtetit nëse mësimdhënësit marrin 100 euro shtesa

22 shtator 2022 | 14:12

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten se nëse qeveria e zbaton kërkesën e Sindikatës së Arsimit për 100 euro shtesa në muaj, atëherë kjo do të nënkuptonte 2 milionë e 900 euro në muaj.

Për këtë, Hoti ka thënë se nuk do të kishte implikime buxhetore për shteti nëse miratohet buxheti.

“Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Deri te kjo formulë, Hoti e ka marrë numrin e përgjithshëm të mësimdhënëseve.

Greva në arsim është duke vazhduar ende, Qeveria dhe Sindikata s’kanë arritur marrëveshje, përkundër se greva është afër t’i mbush një vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Angli nuk kanë dyshime se mungesa e rinovimit të…