Hoti, Zemaj e Abidxhiku takuan emisarët nga Berlini dhe Parisi

11 janar 2018 | 11:53

Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti së bashku me deputetët Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku kanë pritur sot në takim delegacionin e përbërë nga i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach dhe shefin i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin si dhe dy ambasadorët të Gjermanisë dhe Francës Christian Heldt dhe Didier Chambert.

Në këtë takime është diskutuar për situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë, për iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar. Të dy emisarët shprehën brengosjen e thellë të Berlinit dhe Parisit për këtë mundësi.

Me këtë rast Hoti ka thënë se tendenca për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar dëmton subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrugën e saj drejt strukturave euroatlantike.

Më pas ai i siguroi emisarët se LDK-ja e sheh jetike për vendin ruajtjen e raporteve dhe të miqësisë me Gjermanin e Francën dhe vendet e tjera të BE-së, si dhe me SHBA-të, NATO-n dhe vendet e tjera mike.

Rrjedhimisht, LDK-ja në asnjë rast nuk do të jetë pjesë e veprimeve të pamatura dhe nuk do të lejojë që fati i qytetarëve dhe i vendit tonë të futet në rrugë të paqarta.

Për veç kësaj në takim është biseduar edhe për tema tjera siç janë domosdoshmëria e vazhdimit të reformave në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë thelbësore për afrimin e mëtejmë të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar dy…