Houstoni triumfon pas kohës shtesë

23 mars 13:43

Houston ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 100-96 ndaj Detroit, ndeshje me rivalitet dhe e hapur deri në fund.

Të dyja skuadrat luajtën fort për fitore, duke udhëhequr ndeshjen dhe në fund fituesi u zgjidh në kohën shtesë. Gordon me 22 pikë e Harden 21 ishin dy lojtarët më të mirë në parket për teksanët, ndërsa për Detroitin nuk mjaftuan 21 pikët, 10 rebaund e 10 asistimet e Griffin.

Në sekondat e fundit fiton New Orleans, që mposhti 128-125 Lakerat, ndeshje me rivalitet dhe emocion, madje Lakers humbën sfidën në sekondat e fundit. Davis me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë për New Orleans, mbështetur edhe nga Holiday me 26 e Rondo me 24 pikë. (Telesport)

Rezultatet

Charlotte – Memphis       140-79
Orlando – Philadelphia   98-118
Houston – Detroit            100-96
New Orleans – Lakers      128-125
Dallas – Utah Jazz             112-119
Sacramento – Atlanta       105-90

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur sot…