Houthis vazhdon sulmet me raketa, godet një anije amerikane

15 janar 2024 | 19:23

Një raketë e lëshuar nga rebelët Houthi të Jemenit goditi një anije në pronësi amerikane të hënën pranë brigjeve të Jemenit në Gjirin e Adenit njoftoi ushtria amerikane në platformën e mediave sociale X. Sulmi u krye një ditë pasi rebelët Houthi hodhën një raketë drejt një anije ushtarake amerikane në Detin e Kuq.

Anija nuk ka raportuar të lënduar apo dëme të konsiderueshme dhe po vazhdon udhëtimin e saj, njoftuan zyrtarët amerikane.

Sulmi ndaj anijes me emër Shqiponja e Gjibraltarit, edhe pse nuk u mor përsipër menjëherë nga grupi rebel, përshkallëzon më tej tensionet në Detin e Kuq pas sulmeve ajrore të perëndimit ndaj grupit. Sulmet e Houthit kanë tronditur transportin global, ndërsa vazhdon lufta e Izraelit me Hamasin në Rripin e Gazës, duke vënë në shënjestër një korridor detar me rëndësi që lidh energjinë dhe mallrat e Azisë dhe Lindjes së Mesme në Kanalin e Suezit e më tej në Evropë.

Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar, e cila mbikëqyr ujërat e Lindjes së Mesme, tha se sulmi i të hënës ndodhi rreth 177 kilometra në juglindje të Adenit.

Firmat private të sigurisë Ambrey dhe Dryad Global i thanë agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ se anija ishte “Eagle Gibraltar”, një transportues me flamur nga Ishujt Marshall, në pronësi të Shteteve të Bashkuara. Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane më vonë e konfirmoi sulmin, duke fajësuar Huthit për të.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane tha se zbuloi një tjetër sulm me raketë balistike kundër anijeve drejt pjesës jugore të Detit të Kuq të hënën, megjithëse “raketa dështoi në fluturim dhe u godit në tokë në Jemen”.

Marina amerikane lëshoi gjithashtu një paralajmërim të hënën duke thënë se ekziston një rrezik i shkallës të lartë për anijet tregtare që udhëtojnë pranë Jemenit. /VOA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më rastin e 15jJanarit, ditës së përkujtimit të gjenocidit ndaj…