QPDG-ja i dhuron Lladrovcit simboliken e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë

15 janar 2024 | 19:15

Më rastin e 15jJanarit, ditës së përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pranuar simboliken e shënimit të kësaj dite “lulëkuqen e Kosovës” nga Drejtoresha e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, Kadire Tahiraj.

Lladrovci ka falënderuar drejtoreshën Tahiraj për dhurimin e kësaj simbolike dhe vlerësoj që kjo simbolikë ka një vlerë të madhe për kombin e në veçanti për luftën e fundit në Kosovë.

“Dita e 15 Janarit të vitit 1999, është shpallur si Ditë e gjenocidit serb në Kosovës. Sot kujtojmë 1392 fëmijë të vrarë shqiptarë, 1739 gra shqiptare dhe rreth 10 mijë civilë të tjerë shqiptarë të të gjitha moshave që janë vrarë nga lufta e gjenocidit në Kosovë dhe pas përfundimit të luftës në Kosovës nuk është bërë asnjë dënim politik i gjenocidit të dëshmuar të regjimit serb”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistët e Qendrës "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur"…