Hovenier uron Donjeta Sadikun: Shembull tjetër i sportisteve të mëdha të Kosovës

12 mars 2024 | 13:10

Bokserja e Kosovës, Donjeta Sadiku e siguroi pjesëmarrjen në Lojëra Olimpike “Parisi 2024”.

Pas këtij suksesi, Sadiku ka marrë shumë urime në mesin e të cilëve edhe nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Një shembull tjetër i shkëlqyer i sportisteve të mëdha të Kosovës! Urime Donjetës për këtë arritje të pabesueshme. Puna dhe përkushtimi juaj shërben si frymëzim për gratë dhe vajzat kosovare në sport”, ka thënë Hovenier përmes një postimi në “X”. Përndryshe Donjeta është boksierja e parë nga Kosova që fiton kuotë për dy Olimpiada.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Gjakovë dje ka identifikuar dhe ndalur katër automjete…