Hoxha dhe O’Connelli thonë se integrimi euroatlantik është rruga e vetme për Kosovën

14 gusht 2019 | 12:54

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim ambasadorin në largim të Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm.

Hoxha ka falënderuar ambasadorin O’Connell për përkrahjen në luftën kundër krimit, korrupsionit, e nepotizmit, duke potencuar se miqësia dhe përkrahja e Mbretërisë së Bashkuar është vlerë e qytetarëve dhe shtetësisë së Kosovës.

“Kontributi i Mbretërisë së Bashkuar dhe diplomacisë së saj, zë vend të jashtëzakonshëm në historinë e re të vendit tonë, andaj, vlerat e kësaj miqësie, vetëm sa rriten. Përkrahja e vazhdueshme që vije nga ky vend i madh, ka rëndësi të veçantë për Kosovën dhe qytetarët e saj, andaj edhe puna juaj ambasador do vlerësuar lartë dhe e çmojmë shumë”, ka theksuar ajo duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar u ka qëndruar fuqishëm pranë sfidave të shtetndërtimit të institucioneve tona.

Ndërkohë ambasadori O’Connell ka vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës duke potencuar zbatimin e MSA-së, reformave si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe respektimin e të drejtave të njeriut, në veçanti për procesin integrues, proces ky që duhet bërë edhe më shumë.

Ministrja Hoxha dhe ambasadori O’Connell kanë vlerësuar vizionin drejt integrimeve euroatlantike si rruga e vetme prosperuese për Kosovën dhe qytetarët e saj.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Institutin për Studime të Avancuara (GAP), u prezantuan të…