Hoxha: Komunitetet janë ura të rëndësishme bashkëpunimi

23 prill 2019 | 17:26

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Drejtor për Çështjet e BE-së, Faruk Kaymakcı, me të cilin ka diskutuar për të arriturat e procesit integrues si dhe përkushtimin e Kosovës për këtë proces.

“Vlerësojmë lartë përkrahjen dhe bashkëpunimin me Turqinë për proceset që ka kaluar vendi ynë, në veçanti gjatë shtetndërtimit dhe kontributin për zhvillimin ekonomik. Perspektiva e rajonit është e qartë, të gjitha vendet veç e veç jemi të përkushtuara për zgjerimin e BE-së drejt gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, me vlerat integruese evropiane”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se Kosova është duke kontribuar si faktor paqeje, stabiliteti dhe fqinjësisë së mirë në rajon.

Ministrja po ashtu vlerësoi lartë të arriturat si dhe vlerat e Kushtetutës së Kosovës, duke mbrojtur dhe promovuar të drejtat e komuniteteve pakicë, si shembull në nivel rajonal dhe më gjerë, si dhe fuqizimin e urave lidhëse ndërmjet dy popujve.

Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Drejtor për Çështjet e BE-së, Faruk Kaymakcı, ka vlerësuar bashkëpunimin bilateral si dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë në Kosovë, në veçanti integrimin e tyre në institucionet e të gjitha niveleve, si urë e rëndësishme e bashkëpunimit në mes të dy popujve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sokol Bashota ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të degës së…