Hoxha: Kosova ka vetëm edhe dy muaj afat për ta ratifikuar Demarkacionin

19 janar 2018 | 23:04

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, shpreson se partnerët e koalicionit do t’i tejkalojnë dallimet për sa i përket demarkacionit dhe do ta shikojnë interesin e qytetarëve për lëvizje të lirë.

“Kosova ka vetëm edhe dy muaj afat që të ratifikojë demarkacionin në mënyrë që të arrijë afatet kohore për liberalizimin e vizave këtë vit. Në të kundërtën, zvarritja e këtij procesi për më shumë kohë, do të komplikojë këtë proces, për faktin se në vitin 2019 Bashkimi Evropian do t`i hyjë procesit të zgjedhjeve dhe kësisoj, liberalizimi i vizave për kosovarët do të mund të shtyhej për një kohë të gjatë”, ka thënë për “RTK”-në, Hoxha

Ministrja Hoxha, e cila vjen nga radhët e PDK-së, është optimiste se muaji shkurt do të sjellë lëvizje konkrete në drejtim të demarkacionit, lëvizje këto që, sipas saj, do të ndikojnë direkt në procesin e liberalizimit të vizave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump do të takohet javën e ardhshme me Theresa…