Hoxha thotë se ministri Aliu lëshoi ‘fshehurazi’ leje ujore mjedisore

07 janar 2024 | 17:50

Deputetia e PDK-së, Eliza Hoxha ka shkruar se organizata të shoqërisë civile kanë bërë padi kundër ministrit Liburn Aliu, pasi i pari i mjedisit, siç shkruan ajo, ka lëshuar leje ujore mjedisore “fshehurazi e pa proces me komunitetin”.

Hoxha shkroi në Facebook se Qeveria kështu “e ka demoralizuar çdo investitor”, duke i quajtur pushtetarët mashtrues.

“Cka po fsheh ministri Aliu?
Pse lejet si dokumente zyrtare nuk figurojnë në web dhe nuk janë të qasëshme?
Nëse i ka plotësuar kushtet operatori sipas Udhëzimit administrativ, pse nuk bon me i pa edhe ne?…”, ka pyetur deputetja.

Postimi i Eliza Hoxhës:

Organizata të shoqërisë civile paskan bërë padi kundrejt Ministrit Liburn Aliu.

Ministri paska lëshu leje ujore e mjedisore fshehurazi e pa proces me komunitet gjë që kërkohet me ligjin për ujërat dhe ligjet e tjera në fuqi.

Krejt agjenda e LVV në opozitë ka qenë kundër qymyrit se duhet me pas mjedis ma të mirë, e njëkohësisht edhe kundër çdo operatori të burimeve të ripërtërishme duke e demonizuar secilin akter e proces.

Kur erdhi në pushtet Strategjia e tij për Energji e ka kryefjalë qymyrin, operatorët privat të BRRE-ve por jo edhe mjedisin si e drejt e garantuar me Kushtetutë për secilin qytetarë të Kosovës

E kanë shfrytëzuar shoqërinë civile për agjendën e vet për pushtet dhe sot të njejtën e shpërfillin dhe nuk e lënë të jetë pjesë e proceseve.

E kanë demonizuar cdo investitor përfshi edhe ata ndërkombëtar si puna e KELKOS/Austri e sot u shërbejnë atyre kundërligjshëm dhe fshehurazi e pa transparencë për publikun…

Cka po fsheh ministri Aliu?
Pse lejet si dokumente zyrtare nuk figurojnë në web dhe nuk janë të qasëshme?
Nëse i ka plotësuar kushtet operatori sipas Udhëzimit administrativ, pse nuk bon me i pa edhe ne?…

Këta në momentin që kanë ardhë në pushtet – Qeveria Kurti 1 kanë kërkuar Themelim të Komisionit Hetimor Parlamentar për hidrocentrale duke u thirrë në procese jo transparente e pa përfshirje të qytetarit.

Dhe sot, Ministri bënë të kundërtën mbi kauzën mbi të cilën ishte rritur e ngritur si akter e parti.

MASHTRUES të paparë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka shënuar fitore ndaj Huddersfield Town, me shifrat…