Hoxhaj bën thirrje për votim masiv për përfaqësuesit shqiptarë në Luginë: Jo përçarje, dilni e votoni

17 dhjetor 2023 | 13:07

Ish-ministri i punëve të jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se dje dhe sot ka biseduar me shumë miq në Luginën e Preshevës, nga të cilët nga kërkuar votim sa më masiv për përfaqësuesit shqiptarë atje, ngase kjo i jetëson idealet e tyre, të Kosovës dhe çdo shqiptari në rajon.

“Dje dhe sot kam biseduar me shumë miq në Luginën e Preshevës dhe si Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës kam kërkuar nga ata, që jo përçarja, por bashkimi, jo bojkoti, por votimi sa më masiv për përfaqësues shqiptarë atje i jetëson idealet e tyre, të Kosovës dhe çdo shqiptari rajon! Dilni dhe votoni!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht vërejtjeve që kryeministri Albin Kurti ka thënë se i…