Hoxhaj: Entuziazëm dhe vendosmëri te aktivistët dhe anëtarët e PDK-së

31 gusht 2019 | 17:46

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se po shihet shumë entuziazëm dhe vendosmëri tek aktivistët dhe anëtarët e PDK-së në të gjitha komunat e Kosovës.

“Sot, në Klinë bashkë me Kadri Veselin kemi parë dhe ndier dekadën e re në degën e PDK-së në Klinë, degë e udhëhequr me vullnet të madh nga Sokol Bashota”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

PDK-ja ka filluar tekimet me struktura në të gjitha komunat për zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen e ka fituar me rezultat 6-1 ndaj Mainzit…