Hoxhaj fton malësorët të votojnë shqip për Tuzin
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ftuar të gjithë shqiptarët e Tuzit që të votojnë për kandidatin shqiptar për kryetar të kësaj komune.
“Pak ditë na ndajnë deri tek mbajtja e zgjedhjeve historike për komunën e vogël por me simbolikë të madhe të Tuzit. Ftoj të gjithë shqiptarët e dashur malësorë ta shfrytëzojnë këtë shans të jashtëzakonshëm për të votuar për koalicionin e madh të partive shqiptare. Veçmas ftoj bashkatdhetarët nga kjo komunë të ndajnë pak kohë për të votuar shqip për Tuzin. Akti i partive shqiptare për tu bërë bashkë duhet të shërbejë si një thirrje edhe për votuesit shqiptarë që të mobilizohen për t’i dhënë Tuzit me 3 mars një fitore kuq e zi”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kandidat i përbashkët i partive shqiptare për kryetar të Komunës së Tuzit është Nik Gjeloshaj.
/Epoka e re/