Hoxhaj godet Kurtin: I është nënshtruar Serbisë dhe Vuçiqit pa kushte

04 qershor 2021 | 16:29

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj të premten gjatë zyrtarizimit të kandidaturës së Agim Aliut për kryetar të Komunës së Ferizajt ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mashtrimin që po u bën qytetarëve të Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se Kurti dhe vartësit e tij janë mohues të lirisë e pavarësisë, të cilët për 20 vjet kanë akuzuar të tjerët për tradhti, sidomos presidentin Hashim Thaçin dhe kryetarin Kadri Veselin, sa herë që Kosova ka dashur ta mbyllë marrëveshjen me Serbinë.

“Mos e takoni Vuçiqin pa kërkuar falje Serbia për krimet gjenocidiale në Kosovë dhe pa i kthyer të pagjeturit, thoshte Albin Kurti.E sot jo vetëm po e takon pa ndodhur asnjëra nga këto, por ai i është nënshtruar Serbisë dhe Vuçiqit pa kushte dhe po e përgatitë ndarjen e Kosovës. E këtij mashtruesi do t’i themi ndal kur të vjen koha”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka theksuar se këtë klimë të urrejtjes dhe modelin e mashtrimit e të rrënimit e ka krijuar Albin Kurti, i cili çdo ditë po zhgënjen edhe votuesit më besnik të tij duke u shfaqur qesharak kur po i arsyeton pa fije turpi punësimet familjare e nepotike.

“Çka bënë daja për nipin? E shti në punë. Ky është model i kësaj qeverie ku fatkeqësisht është provuar në komunat si Prizreni dhe Prishtina e do ta përjetojmë edhe në nivel qendror së shpejti”, është shprehur Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e famshme kosovare Zizza Pajaziti, ka postuar së fundmi…