Hoxhaj: Kosova po e përmbyll këtë vit pa asnjë rezultat në politikën e jashtme, mjerim

18 dhjetor 2023 | 10:32

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka drejtuar kritika për qeverinë Kurti në raport me politikën e jashtme.

Ai ka theksuar se çoroditja e politikës së jashtme të Kosovës dhe kultura e papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie tregon se kryeministri Kurti në vend se ta kishte si rezultat të fundvitit marrjen e statusit të kandidatit të BE-së, marrjen e Partneritetit për Paqe të NATO-s, anëtarësimin në Këshllin e Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare, sot bëri të ditur se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës si anëtare vëzhguese, që është meritë e vetë arkitektëve dhe jo e politikës së Kosovës.

“Kjo tregon se Kosova e përmbyllë këtë vit pa asnjë rezultat të vetëm dhe vetëm me lajme për vizitat jashtë vendit që s’kanë qenë asgjë më shumë se vetëm turizëm politik. Çfarë ngadhnjimi qesharak i diplomacisë sot dhe çfarë mjerimi politik!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes ditët…