Hoxhaj: Me Kurtin, Kosova nga vend demokratik është bërë vend autoritar

27 dhjetor 2024 | 01:15

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj u shpreh i bindur se ndryshimi politik do të ndodh më 8 shkurt.

Sipas tij situata në Kosovë u përkeqësua për katër vjet sa ka qeverisur Kurti.

“Nuk ka ndonjë projekt të vetëm kur ne e kemi parë kryeministrin Kurti që ta vendos një gurthemel dhe ta prej ndonjë shirit.”, u shpreh ai.

Hoxhaj përmendi edhe raportet me ndërkombëtarët.

“Në planin e jashtëm për pesë vjet nuk ka asnjë nnojohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, BE e ka nën sanksione Kosovën, SHBA e injorojnë çdo kërkesë të Kosovës. Dhe se zoti Kurti ka marrë një vend i cili në vitin 2021 ka qenë demokratik është një vend i cili është më shumë autoritar në sjelljen e tij të brendshme dhe të jashtme. “, tha Hoxhaj.

Madje kur iu përmendën shtesat e fundit që iu dhanë fëmijëve dhe pensionimeve tha se edhe këtë gjë edhe autoritarët.

“Qytetarët e Kosovës e kanë kuptu, ne jemi në terren ata që kanë mbështetur në vitin 2021 nuk do ta mbështesin më zotëri Kurtin.”, shtoi Hoxhaj në rtv21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar punimet në rrugën Marin Barleti…